×
Show

Banorja e ‘Big Brother Albania’ në lidhje dashurie me këngëtarin e njohur Azet

Insajderi
11 February 2024 - 18:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Banorja e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip Albania’, Erjola Doçi është njëra ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni për shkak të debateve të shumta me banorët e shtëpisë.

Burime për Iconstyle kanë zbuluar se Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e njohur kosovar, Azet.

Në një video të publikuar, shihet dyshja krahë njëri-tjetrit.

Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj.

Nuk dihet sesa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim në video dyshja duken shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark