Insajderi
Sport

Barcelona e fiton bindshëm derbin ndaj Atleticos

Insajderi
17 March 2024 - 23:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona e fiton bindshëm derbin ndaj Atleticos
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Atletico Madridit me rezultat bindës 0:3, në derbin e javës së 29-të.

Energjia e madhe e shpenzuar në Ligën e Kampionëve ndaj Interit i kushtoi me humbje në derbi Atleticos, që nuk arriti t’i bënte ballë katalonasve.

Joao Felix kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes.

Lewandowski dyfishoi epërsinë në minutën e 47-të, ndërsa në të 65-tën Fermin Lopez shënoi për 0:3.

Me këtë fitore, Barcelona del në pozitën e dytë me 64 pikë, tetë më pak se Real Madridi.

Në anën tjetër, Atletico Madrid është në pozitën e pestë, me 55 pikë të grumbulluara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark