Insajderi
Insporti

Barcelona e gatshme të shesë Raphinhan, kërkon çmim të lartë

Insajderi
23 March 2025 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona e gatshme të shesë Raphinhan, kërkon çmim të lartë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi brazilian Raphinha është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, më të mirën në karrierën e tij deri më tani.

Megjithatë klubi i tij Barcelona do të konsideronte shitjen e Raphinhas nëse merr një ofertë me vlerë 120 milionë euro.

Pavarësisht se është pjesë e planeve të Hansi Flick, klubi është i hapur për shitje për shkak të situatës së tyre financiare.

Sipas El Nacional, Raphinha ka marrë oferta për t’u larguar nga klubi, duke përfshirë një fitimprurëse nga skuadrat e Arabisë Saudite, por i ka refuzuar ato.

Braziliani ka qenë i rëndësishëm që kur u bashkua nga Leeds United në vitin 2022. Ai ka dhënë paraqitje kyçe dhe mbetet një nga sulmuesit më të besueshëm të Barçës.

Megjithatë, Barca mund të detyrohet të shesë. Objektivat e tyre financiarë mund t’i shtyjnë ata të përfitojnë nga Raphinha në dritaren e ardhshme të transferimeve.

28-vjeçari në 42 ndeshje zyrtare për Barcelonën këtë edicion ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark