Insajderi
Sport

Barcelona e hapur për të shitur katër lojtarë për të financuar transferimet e verës

Insajderi
30 May 2026 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona e hapur për të shitur katër lojtarë për të financuar transferimet e verës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka etiketuar disa futbollistë që mund t’i shesë këtë verë për të financuar blerjet e reja për të përforcuar skuadrën për edicionin 2026/27.

Përpjekja e Barcelonës për përforcime të mëtejshme në sulm varet nga shitja e katër lojtarëve këtë verë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, lista e shitjeve përfshirë emra si Roony Bardghji, Alejandro Balde, Marc Casado dhe Jules Kounde.

Gjigantët katalunas do të përqendrohen në nënshkrimet prioritare para fillimit të Kupës së Botës, dhe shitjet e disa lojtarëve do të përcaktojnë blerjet e mëtejshme në merkaton e verës.

Bardghji është lidhur me një transferim në formë huazimi për shkak të mungesës së kohës së lojës, dhe Casado, aktualisht në rend të fundit, gjithashtu mund të ndahet nga kampionët e La Ligës.

Sa i përket Baldes dhe Koundes, performancat e tyre të paqëndrueshme e kanë vënë në dyshim të ardhmen e tyre. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark