×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona në kërkim të një anësori, tre emra të mëdhenj në listë

    Insajderi
    15 February 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka piketuar tre yje të mëdhenj për ta transferuar njërin nga ta në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.

    Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona po monitoron Gabriel Martinellin e Arsenalit, Kaoru Mitoma të Brighton dhe Khvicha Kvaratskhelia të Napolit përpara mërkatos së verës.

    Bordi drejtues beson se Barcelona duhet të përdorë formacionin 4-3-3 në baza të përhershme dhe të forcojë ekipin me një sulmues anësor të majtë që ofron driblime dhe paparashikueshmëri.

    Statistikat e lojtarëve këtë sezon:

    – Gabriel Martinelli: shtatë gola, tre asistime në 28 paraqitje;

    – Kaoru Mitoma: tre gola, gjashtë asistime në 25 paraqitje;

    – Khvicha Kvaratskhelia: gjashtë gola, pesë asistime në 30 paraqitje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark