Insajderi
Insporti

Barcelona nuk po e mendon shkarkimin e Xavit

Insajderi
25 January 2024 - 19:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona nuk po e mendon shkarkimin e Xavit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bordi i Barçës nuk po mendon të shkarkojë Xavi Hernandezin.

Klubi beson se skuadra ka nevojë për stabilitet tani dhe tashmë ka treguar besimin e vendosur te trajneri spanjoll, nëse nuk ndodh ndonjë katastrofë në ligë.

Për sa kohë që skuadra është në pozicionet e Champions League dhe gjasat për të fituar dy titujt e mbetur janë ende gjallë, Xavi do të vazhdojë në detyrë.

Barcelona dje u eliminua nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao, ndërsa është larg me pikë nga dy liderët e La Ligas, Real Madrid dhe Girona.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark