Barcelona përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ata i qëndrojnë afër Messit dhe familjes së tij përgjatë këtyre akuzave.
“Që nga momenti i publikimit të dokumenteve të cilat e akuzojnë Leo Messin, Barcelona i ka dërguar mbështetje futbollistit dhe gjithë familjes së tij”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.
Klubi katalanas po ashtu është në gjendje t’i ndihmoj futbollistit me të gjitha mjetet juridike që i nevojiten.
“Klubi i ka vënë në dispozicion të familjes të gjitha mjetet juridike, fiskale dhe administrative, për të pastruar emrin e tij nga ky rast”, shkruan ndër të tjera në komunikatë.
Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll.
Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com