Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pret që Këshilli i Etikës ta trajtojë pa vonesë rastin e Xhevat Krasniqit, ndaj të cilit është ngritur denoncim nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.
Nagavci me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret nga Universiteti i Prishtinës dhe institucionet e tjera arsimore që të avancojnë mekanizmat e trajtimit të këtyre rasteve, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ditëve të fundit kemi parë reagime të shumta në lidhje me denoncimin në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës, të disa rasteve për pretendime të ngacmimeve seksuale. Rastet e pretenduara, me të drejtë paraqesin shqetësim, po aq sa edhe janë dëshmi se në Universitetin e Prishtinës tashmë janë krijuar kushtet e domosdoshme për raportim ashtu si dhe kërkesat e domosdoshme që secili pjesëtar i stafit akademik dhe punonjës të tjerë të UP-së, të udhëhiqen nga prirja, detyrimi dhe domosdoshmëria e pakontestueshme e respektimit të kodit të etikës, sjelljes akademike dhe kontributit për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, ka shkruar ajo.
“Si ministre e Arsimit pres nga Këshilli i Etikës si instancë kompetente dhe e pavarur statutare, që pa vonesë dhe në mënyrë meritore të trajtojë këtë rast dhe të gjitha pretendimet e ngjashme për sjellje që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ. Po ashtu, pres nga UP dhe të gjitha institucionet arsimore, që të rrisin masat e parandalimit e të avancojnë mekanizmat e trajtimit konfident, të shpejtë dhe profesional të këtyre rasteve”, vijon reagimi i saj.
Gazeta Insajderi ka raportuar për dosjen e profesorit Krasniqi, ku janë edhe denoncimet e 27 studenteve. Ato mund t’i ndiqni në linkun më poshtë: