×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Barcoleta seksuale, veprime banale- Detaje ekskluzive nga dosja e profesorit të UP’së të denoncuar për ngacmim seksual

    Insajderi
    27 March 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës. Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit. Insajderi sjellë detaje ekskluzive nga dosja e tij, që përmban ankesat e studenteve në drejtim të tij lidhur me ngacmimet seksuale.

    Këshilli i Etikës pritet që ta diskutojë nesër rastin e tij (e enjte) pas ankesave drejtuar nga 27 studente të Fakultetit Mjekësisë.

    Gazeta Insajderi ka parë një dokument në të cilën dëshmon se dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, ka dërguar në Këshillin e Etikës denoncimin e 27 studenteve.

    “Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë reflekton gjithë me kohë, me qellim të respektimit të ligjit në fuqi dhe ushtron ketë fletëparaqitje sepse i përmenduri, mbi dyshimin e supozuar ka renë ndesh me Rregulloren për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik të Universitetit të Prishtinës me nr. 857 datë 11.04.2018 dhe që bije ndesh me Statutin e UP-së dhe Kodin e Etikes për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës, rregulloren me nr. 26 të datës 05.01.2024, dhe e ushtroi fletëparaqitje mbi dyshimin e supozuar në Ankesë”, thuhet në emailin që dekanja ia ka drejtuar Këshillit të Etikës dhe rektorit të UP’së, Qerim Qerimit.

    Dosja e profesorit Xhevat Krasniqi

    Gazeta Insajderi ka siguruar në tërësi ankesën e 27 studenteve që radhisin disa raste të ngacmimit seksual.

    Aty përmendet se profesori ka lëshuar barcoleta të natyrës seksuale, ka komentuar dukjen e studentëve dhe ka bërë pyetje provokuese në drejtim të studenteve.

    “Në konsultime të afatit të Janarit 2023 une … kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku mi ka hequr 0.05 pikë nga provimi, e leje që përgjigjen që deshta nuk e mora por dola e tronditur nga ajo zyre me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe jo profesionale. e këtu po i citoj fjalët e tij …, une jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë…kurt dush tboj masazh” i cili ma ka demonstruar me duar fjalën “masazh” edhe është afruar për të më përqafuar”, thuhet në njërën nga ankesat e studenteve.

    “Gjatë ushtrimeve të mbajtura me profesorin në fjalë, unë së bashku me kolegen ishim prezente dhe pas ushtrimeve ai po vjen tek ne gjatë rrugës që ishim duke shkuar për në shtëpi dhe po na u kthehet me fjalët – Te dyja i keni ly buzët njejtë a ?” “Lyj ti sa t’dush se buzët si i kësaj nuk mundesh mi pas””, vijon ankesa tjetër.

    “Unë jam …, studente drejtimi Farmaci. Rasti im me profesorin Xhevat Krasniqi ka ndodhur me datë 22 Shtator 2023. Në këtë ditë ne kishim konsultimet dhe provimin me goje. Kur erdhi rendi im unë hyra në zyrë dhe profesori në fjalë më pyeti nëse dëshiroja të shkoja në një dite tjetër në konsultime por që duhej të ia jepja fjalën që nuk do i tregoja askujt. Unë mbeta pa folur sepse nuk e dija çfarë të thoja në atë rast dhe ai duke e parë reagimin tim më tha: “Leje se s’je ti që e mban fjalën”… Më pas më tha mund të shkosh, e pyeta për notën dhe ai mu përgjigj duke më thënë: ” E sheh notën në SEMS”. Dhe siç dihet nota në SEMS ishte 5”, përmendet një rast tjetër.

    Dosja e plotë:

    “Ne… me këtë ankesë, i shprehim shqetësimet tona për ngacmime seksuale dhe mosvlerësim nga prof.Xhevat Krasniqi.

    Një profesor, i cili këtë situatë e ka filluar që nga ligjëratat të cilat i kemi vijuar në vitin e parë, duke na u drejtuar me fjalë ngacmuese e që nuk është adekuate dhe profesionale nga ana e tij, nuk është etike dhe e kuptueshme nga ana e askujt, sepse profesori në fjalë me studentet vajza e ka pasur një qasje tjetër, si në ligjërata e provime, me barcoleta të natyrës seksuale, komente mbi dukjen e studentëve, pyetje provokuese e me shprehje të ndaluara rreptësisht me ligj, ku më poshtë i gjeni disa nga rastet e ndodhura:

    Rasti 1:

    Në konsultime të afatit të Janarit 2023 une … kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku mi ka hequr 0.05 pikë nga provimi, e leje që përgjigjen që deshta nuk e mora por dola e tronditur nga ajo zyre me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe jo profesionale. e këtu po i citoj fjalët e tij …, une jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë…kurt dush tboj masazh” i cili ma ka demonstruar me duar fjalën “masazh” edhe është afruar për të më përqafuar.

    Rasti 2

    Gjatë ushtrimeve të mbajtura me profesorin në fjalë, unë së bashku me kolegen ishim prezente dhe pas ushtrimeve ai po vjen tek ne gjatë rrugës që ishim duke shkuar për në shtëpi dhe po na u kthehet me fjalët – Te dyja i keni ly buzët njejtë a ?” “Lyj ti sa t’dush se buzët si i kësaj nuk mundesh mi pas”

    Rasti 3:

    Unë jam …, studente drejtimi Farmaci.

    Rasti im me profesorin Xhevat Krasniqi ka ndodhur me datë 22 Shtator 2023.

    Në këtë ditë ne kishim konsultimet dhe provimin me goje.

    Kur erdhi rendi im unë hyra në zyrë dhe profesori në fjalë më pyeti nëse dëshiroja të shkoja në një dite tjetër në konsultime por që duhej të ia jepja fjalën që nuk do i tregoja askujt.

    Unë mbeta pa folur sepse nuk e dija çfarë të thoja në atë rast dhe ai duke e parë reagimin tim më tha: “Leje se s’je ti që e mban fjalën”…

    Më pas më tha mund të shkosh, e pyeta për notën dhe ai mu përgjigj duke më thënë: ” E sheh notën në SEMS”.

    Dhe siç dihet nota në SEMS ishte 5.

    Dhe disa nga pyetjet dhe komentet e bëra nga profesori:

    ‘shumë bukur je veshë, shumë bukur po dokesh”. ” Ti gjithë e jona ki me mbetë, pse je ardh n’Farmaci ki mujt me shku n’drejtime tjera”. “femren kur e mbulon me jorgan i hup bukuria, cili është dallimi mes perdes dhe një femre”.”aq simpatike që je lehtë mbahesh mend”.

    E këto janë shkelje të rënda disiplinore dhe kundër Rregullores së UP-së për ngacmime seksuale, që sipas Nenit 4 të saj shprehen edhe përkufizimet e ngacmimeve të bëra.

    Pra, këto janë NGACMIME SEKSUALE nga ana e profesorit dhe e arsyeton më së miri se pse në zyrë nuk i pranon dy apo më shumë studenta por nga një, vetëm që të ketë qasje të drejtpërdrejtë me studente, të i ngac- moj dhe të dalin të trishtuara nga aty dhe jo vetëm.

    Vazhdojmë me atë që studentët i nënshtrohen provimit dhe duhet të presin për rezultate deri kur të behet mbyllja e SEMS-it, duke mos pasur guxim të i shënojmë profesorit që të mos ketë hakmarrje në vlerësim e që një gjë e tillë ka ndodhur, pasuar nga ajo që pas marrjes së rezultateve, profesori kërkon konsultime, për- katësisht i detyron studentët një e nga një të u nënshtrohen provimit me goje, ani pse provimin me shkrim e kanë të kaluar e që një sistem i tillë nuk konfiguron as në syllabusin e lëndës, e që është kundër Nenit 110. pika 8 e rregullores së UP-së e cila thotë që:

    “Mënyra e përcaktimit të dijes dhe të dhënies së provimit do të përcaktohet me programin mësimor të lëndës syllabus’ dhe nuk mbaron me kaq.

    Çdo student që i është nënshtruar këtij provimi me gojë, ka qenë i kapluar nga çdo emocion negativ i mundshëm dhe është ndier i pafuqishëm ndaj një profesori i cili duhet të jetë shembull për studentë, e jo të i sjell ata në një gjendje të tillë kontinuale, ku në këtë gjendje u kanë nënshtruar provimit me gojë edhe këtë afat të Janarit 2024 dhe padyshim që është bërë padrejtësi në vlerësimin e secilit nga ata, pakorrektësi dhe dallime në vlerësim, pa harruar sjelljet arrogante ndaj tyre dhe diskriminim total studenteve të gjeneratës sonë dhe atyre paraprake, ngase studentëve të vitit të parë u ka përshkruar direkt notat e marra nga provimi me shkrim si dhe u ka ngritur notat, ndërsa ne kemi përgatitur gjithë materialin e lëndës vetëm për notën 6 e që as atë nuk e ka dhënë.

    Pra, të gjithë kemi qenë të pranishëm për të njëjtin qëllim aty dhe kërkojmë që edhe ne të na u përshkruhen notat e provimit me shkrim të marra që në afatin e Nëntorit dhe të mos vazhdoj një situatë e tillë, me shkelje të të drejtave të studentëve sepse sipas Nenit 114, pika 2.3.2 e rregullores se UP-së: Parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë që nënkupton se është pranuar nota nga provimi me shkrim, e që kjo ankesë është e natyrës së tillë dhe në rast të formimit të komisionit, ata duhet të bëjnë vetëm shqyrtimin e provimit me shkrim dhe të vendosin notat në bazë të saj sepse studentët nuk i nënshtro- hen më provimit me shkrim, të cilin e kanë të kaluar që në afatin e Janarit të vitit të kaluar dhe KËRKOJMË që të kontrollohen provimet me shkrim të afatit të Nëntorit, ngase sipas Nenit 110. pika 7: “Testet nga provimi lidhur me vlerësimin e studentëve ruhen së paku një (1) vit dhe mund të vërtetohet që e kanë kaluar provimin me shkrim nga vetë listat e rezultateve të derguara nga profesori”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark