Bardhyl Zaimi do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”. Ai është një nga krijuesit më të rëndësishëm shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për vite të tëra ka kontribuar në artin dhe mendimin e tashëm kulturor në RMV.
Bardhyl Zaimi është i lindur në vitin1970, në f. Sllatinë të Tetovës. Mbi 20 vite ka punuar si gazetar dhe redaktor i kulturës në media të ndryshme, të shtypura dhe televizive. Krijimtaria tij letrare përfshin një periudhë mbi 30 vjeçare.
Ka botuar ese, poezi, tregime dhe shkrime tjera në revista të ndryshme kulturore dhe letrare. Në vitin 2004 ka botuar librin e tij të parë me ese të titulluar “Fuga e fjalëve”, ndërsa në vitin 2008 ka botuar librin e dytë me ese “Violinat e vjeshtës”.
Në vitin 2017 ka botuar librin e tij me poezi dhe tregime të titulluar “ Dorëshkrime prej ajri”. Gjithashtu në vitin 2018 ka botuar librin studimor “ Paradigma e kritikës së Kutelit”. Në vitin 2020 ka botuar librin me ese “Diskurse të pambaruara”, ndërsa në vitin 2021 ka botuar librin me ese “Britma pa zë”. Ndërsa, në vitin 2022 ka botuar librin me tregime dhe poezi “Avlëmendi i pritjes”.
Bardhyl Zaimi do të na nderojë me praninë, bisedën dhe leximin e një pjese nga proza e tij artistike në natën e parë të këtij festivali (04.11.2025, ora 18:00). Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).