Barcelona ka njoftuar se Marc Bartra do ta lërë ekipin këtë verë, duke konfirmuar se mbrojtësi do t’i bashkohet Borussia Dortmundit.
Pavarësisht kundërshtimeve të mëhershme të drejtorit sportiv të këtij ekipi Robert Fernandez i cili kishte thënë se Bartra s’do të lejohej të largohej nga Barcelona, ekipi ka bërë me dije se ai do të ikë në Dortmund.
Në deklaratën e blaugranasve, thuhej se: “Barcelona njofton se klubi gjerman Borussia Dortmund, ka shprehur dëshirë që në ekip ta aktivizojë lojtarin Marc Bartra dhe çmimi i transferim është 8 milionë euro”, shkruan Goal.com.
Bartra është një nga mbrojtësit më të talentuar që ka prodhuar akademia e njohur e Barcelonës “La Masia”. /Insajderi.com