×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk kam konkurrencë”- flet antari i VV-së që pretendon të bëhet drejtor në AKK

    Insajderi
    19 November 2022 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pozitës së drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ia ka “mësyer” edhe antari i Vetëvendosjes, Edon Maliqi. I njëjti pjesë e listës së ngushtë prej tre personash.

    Rezultatet e këtij konkursi janë publikuar në uebfaqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e cila futet në dikasterin e ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu.

    Përveç Maliqit, në atë listë figuron edhe antarja tjetër e VV-së Nora Kelmendi dhe Suad Çmega.

    Në një deklaratë për Insajderin, Maliqi tha se nuk mund ti bëjë askush konkurrencë për gjeodezi.

    Ndërkaq gjendjen aktuale të institucionit i njëjti e përshkroi si të mjerueshme.

    “Po, unë jam VV, ndonëse nuk kam mbajtur kurrë pozitë politike dhe nuk kam qenë në asnjë garë politike as të brendshme as të jashtme. Në VV në rolin e profesionistit të kësaj fushe, ndër vite jam angazhu në tema të fushës time të kompetences. Sa i përket konkursit për Drejtor Ekzekutiv, duke qenë i vetëdijshëm për CV -në time, shkollimin dhe përvojat profesionale 3 vlerat akademike jam futur në atë garë, duke qenë i bindur në proces korrekt. E qe jam i bindur që në çdo garë korrekte, unë jam i pari në vlerësim sepse nuk mendoj që kam konkurrencë për atë pozite. Gjendja në atë institucion është për të ardhur keq edhe pas 2 vite nga qeverisja jonë, prandaj unë e njoh mire atë institucion, kam plan veprimi dhe ekip për ta avancuar institucionin dhe gjendjen e të dhënave në kadaster. Pikerisht për këtë i jam futur garës”, tha Maliqi.

    Maliqi dyshon për korrektësinë në intervistimin verbal të kandidatëve, ai thotë se ishte i pa bazuar.

    Në anën tjetër, ai tha se ishte i suksesshëm në testin tjetër krahas kundër-kandidatëve, kjo pasi ai test ishte mbajtur përmes kompjuterëve.

    “Testimi me shkrim ka qenë korrekt duke qenë se është mbajtur në kompjutera, ndërsa intervista me gojë, për mua mbetet vleresim i pa bazuar. Por jam i vetëdijshëm që jetoj në Kosovë e jo në Gjermani”, tha Maliqi për Insajderin.

    Insajderi mëson se Maliqi është profesor universitar dhe është gjeodet i licencuar. Gjithashtu është kryetar i Regjionit të Mitrovicës në shoqatën e gjeodetëve të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark