×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Basha e quan “matrapaz” Berishën, kjo është arsyeja

    Insajderi
    24 February 2023 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha e ka quajtur “matrapaz” deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

    Basha ka komentuar fjalimin e Berishës në seancën e Kuvendin e Kosovës të enjten ku i njëjti kishte debatuar me ministren Haxhiu në lidhje me rastin Dehari.

    S’po di fjalën më të butë me përdor për deputetin që del edhe i thotë ato fjalë të rënda. Pa deshtë me hy, se edhe vetë i ati i të ndjerit është deputet, jemi kolegë aty, dhe u çua e iku prej aty. Tash unë çka me komentu kur vetë babai i Astrit Deharit del prej seancës, e lëshon seancën se s’mund e duron një matrapaz si ai që del fol në emër të Astritit ashtu edhe me ato akuza të rënda.” – deklaroi Basha në Tëvë 1.

    Gjatë seancës të së enjtes, Berisha ka thënë se rastet e tilla janë përdor nga LVV-ja për përfitime politike derisa shtoi se është interes i tyre që këto raste të mos zbardhen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark