Basha e Ymeri kërkojnë bashkëpunim mes Tiranës dhe Prishtinës në diplomaci – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha e Ymeri kërkojnë bashkëpunim mes Tiranës dhe Prishtinës në diplomaci

    Insajderi
    19 November 2016 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, priti sot në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

    Në një deklaratë për mediat nga zyra e shtypit e PD-së, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë.

    Kryetari i PD-së Basha, theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

    “Në veçanti ky bashkërendim duhet t’i shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Basha.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, kryetari i PD-së Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark