Basha: Qeveria jonë duhet të bëjë më shumë për situatën në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Qeveria jonë duhet të bëjë më shumë për situatën në Kosovë

    Insajderi
    16 January 2017 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar nga qeveria e tij që të bëjë më shumë sesa deklaratat për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë ditët e fundit nga treni serb me parulla “Kosova është Serbi”.

    “Përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria. Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook”, tha Basha.

    “I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon”, tha mw tej Lulzim Basha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark