×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bashkëshorti i aktores së njohur, krijues i logos së 15 vjetorit të pavarësisë

    Insajderi
    08 February 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës prezantoi sot logon e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kjo logo ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.

    Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ministrinë e Kulturës në lidhje me identitetin e krijuesit të logove.

    “Logot janë të realizuara nga: Albian Gagica”, thuhet shkurt në përgjigjen e Ministrisë për Insajderin.

    Gagica ndryshe është i njohur për krijimtarinë e tij në fushën e dizajnit grafik dhe i njëjti është bashkëshort i aktores, Yllka Gashi.

    Edhe ai ka konfirmuar punimin e logos së 15 vjetorit dhe asaj të 25 vjetorit të UÇK-së përmes një postimi në facebook.

    ndërkaq deri më tani, nuk dihet se çka përfaqësojnb ngjyrat e përdorura në logon e 15 vjetorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark