Bashkëshorti i Linda Imamit i jep lamtumirën prekëse moderatores - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Bashkëshorti i Linda Imamit i jep lamtumirën prekëse moderatores

    Insajderi
    08 September 2025 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami.

    Ndarja e hershme nga jeta e saj ka prekur thellë miqtë, familjen dhe gjithë ata që e njohën.

    Bashkëshorti i saj, Ata Arikfidan, ka reaguar në rrjete sociale me një mesazh emocional, duke shprehur dhimbjen dhe dashurinë e përjetshme për gruan e tij.

    Ai shkruan:

    “Gruaja ime e dashur, Sot të përcolla drejt përjetësisë…Vitet më të bukura të jetës sime i jetova me ty. Më dhurove dy fëmijë të mrekullueshëm. Do të vazhdojmë gjithmonë me energjinë tënde. Rri e qetë, zemra jote është në duar të sigurta. Buzëqeshja jote, zëri yt, gëzimi yt, ajo energji e jetës që ndriçonte rrethinën tonë dhe mbi të gjitha prania jote… janë ende brenda meje. Miqësitë që krijove dhe vlerat që solle në jetën tonë, na kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë. Fli e qetë, Linda ime. Të kam dashur shumë dhe do të të dua gjithmonë. ATA”.

    Ky dedikim prekës ka ngjallur shumë reagime dhe ngushëllime nga miq, familjarë dhe ndjekës, të cilët kujtojnë buzëqeshjen, energjinë dhe shpirtin e gjallë të Lindës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark