Bashkëshortja e reperit Gold AG, Ermira Shkodra, është tashmë emër i njohur për estradën shqiptare.
Kjo erdhi pasi ajo kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, ndërsa që nga atëherë po merr vëmendje të madhe.
Në rrjetin social Instagram, Ermira ka ofruar fansat që ta pyesin rreth jetës së saj, ku ato për ndërhyrjet estetike ishin të paevitueshme.
Njëri prej ndjekësve të saj e kishte pyetur nëse ka ‘botoks’, kurse zeshkania ka mohuar të ketë bërë një veprim të tillë.
“Botoksi përdoret për parandalimin dhe largimin e rrudhave, domethënë jo”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Përndryshe, Shkodra ka bërë të ditur se ka kryer studimet jashtë vendit, në drejtimet si Estetikë dhe Dermatologji.