×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkësitë fetare kërkojnë dialog dhe tolerancë politike

    Insajderi
    18 February 2016 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kriza politike e muajve të fundit në vend ka nxitur reagimin edhe të udhëheqësve të bashkësive fetare në vend.

    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, myftiu Naim Tërnava, dhe përfaqësuesi i Kishës Protestante, Driton Krasniqi, janë mbledhur sot në katedralen Nëna Terëzë në Prishtinë, nga ku kanë bërë thirrje për tolerancë politike dhe kanë ftuar liderët politik që të ulen të gjejnë një zgjidhje së bashku.

    Ipeshkvi Gjergji kërkoi që të lihen anash kërcënimet e përdorimit të forcës, por të dialogohet në mes vete.

    “Nuk mendojmë që duhet të kërcënojmë njëri tjetrin as me forcën e popullit as me forcën e pushtetit por me forcën e dialogut dhe të dashurisë së zemrave sepse rruga e vetme që na shtynë përpara gjithëve në paqe dhe në një shtet i cili meriton të këtë një qytetërim dhe kulturë evropiane dhe ligj i cili do të jetë i respektuar, mund të arrihet vetëm në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

    Porosi të ngjashme ka edhe myftiu Tërnava.  Sipas tij, dialogu politik mundëson një të ardhme më të mirë për vendin.

    “Ftoj spektrin politik të Kosovës që të gjejë kurajo, forcë, dije, vizion, të gjejnë edhe një unitet veprues për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendemi edhe në spektrin politik të ulen rreth tryezës dhe të merren vesh për një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë”, ka thënë ai.

    Ftesës për dialog i është bashkuar edhe përfaqësuesi i Kishës Protestante, Dirton Krasniqi./Insajderi

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark