Ftesa e Molliqajt ka shkuar për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarët e dy partive joparlamentare, Nismas Socialdemokrate dhe Lëvizjes për Bashkim, Fatmir Limajt dhe Valon Murati.
Sipas Molliqajt këta liderë kanë shprehur pakënaqësi me marrëveshjen e Ohrit prandaj i ftoi për bashkëpunim.
“Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdoshmëri”.
Po ashtu Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit.
PSD ka shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.
Sipas tyre, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.