×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Albin Zajednica”, PSD me aksion simbolik ndaj Asociacionit

    Insajderi
    20 March 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit.

    PSD ka shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.

    Sipas tyre, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.

    Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete”.

    Sipas, kësaj partie Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti. 

    Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, “Zajednica” po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, ka thënë Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark