Bashkimi Evropian cakton takimin e ri Bislimi-Petkoviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkimi Evropian cakton takimin e ri Bislimi-Petkoviq

    Insajderi
    17 October 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i ri i kryenegociatorëve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten e ardhshme më 24 tetor.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për KoSsev s’ka dhënë detaje tjera lidhur me temat e mundshme që do të diskutohen në takim.

    Raundi i mëparshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh ishte mbajtur më 17 shtator. Megjithatë s’kishte pasur një takim trepalësh dhe raundi ishte mbyllur pa ndonjë rezultat konkret.

    Lajcak kishte njoftuar që nga 7 tetori se është duke u marrë me përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark