Bashkimi Evropian dënon plagosjen e të rinjve në Shtërpcë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bashkimi Evropian dënon plagosjen e të rinjve në Shtërpcë

    Insajderi
    07 January 2023 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e dënon ashpër plagosjen që ka ndodhur në Shtërpcë gjatë pasdites së të premtes..

    Stano ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend.

    Ai ka uruar shërim sa më të shpejtë për dy të plagosurit, njëri fëmijë dhe tjetri një burrë i ri.

    “BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset.

    I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark