×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkimi Evropian i reagon Serbisë për hapjen e zyrës ruse

    Insajderi
    23 October 2020 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hapja e një zyre ruse në Serbi është pritur me shqetësim të madh nga Bashkimi Europian.

    Peter Stano, zëdhënës i diplomacisë dhe shefit të sigurisë së Bashkimit Europian, thotë se BE ka përcjellë me shqetësim të madh raportimet rreth hapjes së zyrës ruse nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë  në Beograd.

    Qëllimi i hapjes së kësaj zyre thuhet se është forcimi i lidhjeve ushtarake të Rusisë me Serbinë.

    Reagimi i Stanos ishte i qartë rreth këtij veprimi të Serbisë.

    “Serbia e ka identifikuar integrimin në BE-së si përparësi strategjike dhe pritet që të përafrojë në mënyrë progresive politikat e saj në përputhje me politikat dhe pozicionet e miratuara nga Bashkimi Evropian” tha Stano.

    Ai shtoi se bashkëpunimi ushtarak midis vendeve evropiane, duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

    Dje nëpër mediat e Serbisë u raportua se Ministria Ruse e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim për hapjen e zyrës së saj në Beograd.

    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë konfirmoi procedurën ligjore që kishte nisur në lidhje me hapjen e zyrës ‘pas një marrëveshje midis qeverive të Serbisë dhe Rusisë’.

    Qëllimi i pranisë së zyrës së Ministrisë Ruse të Mbrojtjes në Serbi thuhet se është të ofrojë mbështetje dhe të përshpejtojë procesin e bashkëpunimit ushtarak-teknik në përputhje me marrëveshjen e dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark