Bashkimi Projekt është kompani ndërtimi e themeluar në vitin 2009, e cila operon në Kosovë dhe gjatë dekadës ka ndërtuar shumë ndërtesa banimi me arkitekturë funksionale dhe bashkohore. Përveq objekteve të banimit, gjat viteve janë fokusuar edhe në projekte institucionale edukative, kulturore, objekte të ndryshme sportive dhe objekte të kategorive tjera.
Akualisht janë të angazhuar në disa projekte egzistuese: Rezidenca “Breznica”, Kompleksi “Ylli”, Kompleksi “Fisniku”, Kompleksi “Corner Hill”, Kompleksi “Trio Center”, Kompleksi “Tringa”, dhe së shpejti Kompleksi “Bashkimi Projekt”.
Rezidenca “Breznica”, ofron mundësi të mira për zhvillimin e jetës familjare me hapësira të mëdha gjelbruese, parking, hapësira për lojë, lokale etj. Objekti ofron 24 orë ujë nga rezervuaret, do të jetë i pajisur me ngrohje qëndrore, dritaret do të jenë nga plastika me standarte ISO ose DIN. Objekti është i pajisur me leje ubranistike dhe ndërtimore nga komuna e Prishtinës. Rezidenca “Breznica” gjendet në lagjen e Muhagjerëve, ka kushtet e përshtatshme për të jetuar dhe diell te majftueshëm.
Kompleksi “Ylli”, është i vendosur në afërsi të kryeqytetit, është objekt i përbërë nga apartamente komode dhe me stil, me kushte të përsosura jetese.
Kompleksi “Fisniku”, ka një arkitekturë bashkohore dhe unike, gjendet në lagjen Mati 1, në bllokun B-19. Pëbërbëhet nga shumë karakteristika të veçanta, të cilat e bëjnë këtë kompleks si vend të përkryer banimi.
Kompleksi “Corner Hill” gjendet në lagjen e Muahxherëve afër parkut të qytetit , ka banesa me siperfaqe të ndryshme, penthouse si dhe lokale të stileve të ndryshme.
Kompleksi “Trio Center” gjendet në lagjen Çagllavicë, posedon kushte të përsosura për banim apo zyre, hapësira të mjaftueshme gjelbërimi dhe material të klasit të parë.
Kompleksi “Tringa” gjendet në lagjen Mati1, po ashtu si çdo projekt tjeter i Brashkimi Projekt përmban kushte komode dhe të rehatshme jetese.
Si dhe së shpejti projekt tjetër në vijim është kompleksi “Bashkimi Projekt”.
Bashkimi Projekt është inovatorë dhe qëndron lider në tregun e ndërtimeve, i fokusuar gjithnjë në krijimin e apartamenteve cilësore dhe unike, me standarte ndërkombëtare, komode dhe të rehatshme.