×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bashkimin kombëtar s’e bëri, por VV’ja ia fillon mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm me himnin e Shqipërisë

    Insajderi
    14 April 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me Himnin e Flamurit.

    Pak para se ta marrë fjalën lideri i VV’së, të gjithë zyrtarët e partisë bashkë me Kurtin u ngritën në këmbë për ta respektuar himnin e Shqipërisë.

    Aty pati edhe simbole shtetërore të shtetit fqinj, por jo edhe të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në rend të parë me udhëheqës të rëndësishëm të partisë ishte edhe zyrtarja e famshme e partisë, Dejona Mihali.

    Kurti kur mori fjalën, kritikoi sistemin e drejtësisë në vend. Tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq.

    “Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjskë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

    Më tutje ai lavdëroi Qeverinë e tij, por pati kritika për sistemin gjyqësor.

    “Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, vetëm 1/3 është e kënaqur me punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, tha shefi i qeverisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark