Insajderi
Sport

​Basketbollistja kosovare nis aventurën në SHBA

Insajderi
29 April 2025 - 13:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Basketbollistja kosovare nis aventurën në SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Basketbollistja premtuese Yllza Ukaj, pas shumë viteve me Junior 06 Moni Bau, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo rrëfen se ëndrra për të luajtur në SHBA nisi vite më parë, ndërsa falë mbështetjes së familjes dhe trajnerëve, arriti ta realizojë, transmeton Insajderi.

Yllza tregon se largimi nga Kosova dhe shoqet e fëmijërisë ishte i vështirë, por përvoja e re i dha edhe më shumë motivim. Ajo thekson ndryshimet e mëdha mes dy sistemeve, sidomos në kushtet dhe zhvillimin e sportistëve.

Përkundër mallëngjimit për familjen dhe miqtë, Yllza mbetet e vendosur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në Evropë dhe të përfaqësojë Kosovën me krenari.

Ajo u dërgon një mesazh të gjitha vajzave të reja: “Mos ndalni kurrë së ndjekuri ëndrrën tuaj, pavarësisht pengesave.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark