Njësia speciale e Policisë gjermane Soko Castle ka zhvilluar edhe një aksion kundër personave të dyshuar për vjedhje. Ata kanë kontrolluar një lokal që njihet si vendtakim i shqiptarëve në rrugën Ëilstorfer Strasse në Harburg, ku dyshohet se janë bërë planet për grabitje, shkruan ‘harburg-aktuell.de’, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se gjashtë persona janë arrestuar në këtë aksion, ku pesë prej tyre po qëndronin ilegalisht në Gjermani, kurse njëri është arrestuar për shkak të dokumenteve të falsifikuara.
Ky është aksioni i tretë Soko Castle, ndërsa hera e fundit ishte në tetor të vitit të kaluar kur kishin bastisur Bashkësinë Kulturore “Ballkan”, që frekuentohej kryesisht nga boshnjakët