Bastisje në disa lokacione në Gjermani, dyshime për lidhje me një xhami radikale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bastisje në disa lokacione në Gjermani, dyshime për lidhje me një xhami radikale

    Insajderi
    28 February 2017 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia gjermane është duke kryer bastijes në dhjetra vende në Berlin, të cilat janë të lidhura me një xhami, e cila është vizituar nga sulmuesi me kamion Anis Amri, i cili vrau 12 persona në muajin dhjetor.

    Bastisjet po kryhen pas vendimit të së martës të autoriteteve shtetërore për të ndaluar organizatën që udhëheq Xhaminë Fussilet 33, raporton AP.

    Policia ka thënë se 450 oficerë kanë filluar kërkimet në 24 lokacione, përfshirë këtu disa banesa, dy zyre dhe gjashtë qeli të burgut.

    Autoritetet gjermane kanë vëzhguar xhaminë, e cila u mbyll javën e kaluar, pasi ata besojnë se ajo frekuentohet nga ekstremistët islamikë dhe përdoret për kalimin e njëëzve dhe pajisjeve ushtarake në zonat e konfliktit.

    Amri, 24-vjeçari nga Tunizia, kreu sulmin në një treg Krishlindjesh më 19 dhjetor në Berlin. Katër ditë më pas ai u vra nga një polic italian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark