Insajderi
Lajme

Bastisje në Gjilan e Prishtinë për tjetërsim prone – një person ndalohet për 48 orë

Insajderi
10 September 2026 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bastisje në Gjilan e Prishtinë për tjetërsim prone – një person ndalohet për 48 orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të tjetërsimit të një prone, shkruan Insajderi.

Sipas Policisë, bastisjet janë kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Operacioni është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK).

Gjatë aksionit është arrestuar personi me inicialet V.M., i cili, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

V.M. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Në kuadër të operacionit, Policia ka sekuestruar sende dhe materiale që dyshohet se mund të jenë relevante për hetimin.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga DHKEK dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark