×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisje në shtëpinë e ish-zyrtarit të Policisë në Zubin Potok- policia tregon çka i konfiskoi

    Insajderi
    28 March 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bastisur të mërkurën shtëpinë e një ish-zyrtari policor në Zubin Potok.

    Gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, AK-47.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish pjesëtar I PK-së, është gjetur dhe konfiskuar një arme e gjate AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark