Batalioni Rezervë i KFOR-it zhvillon trajnim në Novosellë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Batalioni Rezervë i KFOR-it zhvillon trajnim në Novosellë

    Insajderi
    16 April 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Batalioni i Rezervës Taktike të misionit të KFOR-it ka zhvilluar trajnimin “CLS” në kampin në Novosellë.

    Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla synojnë të ofrojnë një hap në mes ndihmës së parë dhe aftësive të avancuara në mënyrë që të ndihmohen siç duhet ushtarët e plagosur.

    “Këto përpjekje janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR-i.

    Më tej, KFOR-i tha se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij dhe se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark