×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Baton Haxhiu: Në një moment i pata kundër Albin Kurtin, Ramush Haradinajn, Sali Berishën e Ilir Metën

    Insajderi
    11 May 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se ka pasur një kohë të caktuar në politikën shqiptare, kur i ka pasur fytyrat më të njohura politike kundër tij.

    Haxhiu i është referuar një kohe në fund të dekadës së kaluar, kur ai thotë se ka pasur kundër disa nga politikanët më të rëndësishëm shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.

    “Në një moment i pata kundër Albin Kurtin, Ramush Haradinajn, Sali Berishën e Ilir Metën”, ka thënë ai në emisionin Pressing të T7.

    Kohës që i referohet Haxhiu, është kur Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, ndërsa Kurti ishte në opozitë.

    Edhe në Shqipëri, atë kohë Berisha ishte në opozitë dhe nuk ishte kryetar i PD-së. Ndërsa Ilir Meta ishte president. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark