Bayern Munich nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2:2 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Në këtë përballje u shënuan nga dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline.
Fillimisht, Eberechi Eze kaloi Arsenalin në epërsi për rezultatin 0:1, ndërsa golin e barazimit për bavarezët e realizoi Alphonso Davies në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë, Harry Kane shënoi për ta kaluar Bayern Munichun në epërsi 2:1.
Megjithatë, Declan Rice realizoi golin e barazimit për Arsenalin, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:2.
Pas këtij barazimi, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany shkon në kuotën e pesë pikëve, ndërsa Arsenali arrin në shtatë pikë.