Baza ajrore shqiptare që ishte “kërcënim” për aviacionin jugosllav - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Baza ajrore shqiptare që ishte “kërcënim” për aviacionin jugosllav

    Insajderi
    15 December 2016 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke ju referuar dokumenteve ekzistuese, nga mesi i viteve 60-të, për të përballuar më mirë shkeljet ajrore që vinin në hapësirën ajrore Shqiptare dhe si pikë nisje kishin Jugosllavinë, u vendos ndërtimi i një aerodromi i cili do të kishte si rol kryesor parandalimin e shkeljeve nga aviacioni jugosllav.

    Meqenëse vetë aerdoromi do të ndodhej shumë afër kufirit me Jugosllavinë dhe vetëm pak minuta fluturimi nga bazat e saj, u zgjodh një vend që ofronte mbrojtje të mjaftueshme. Rezultati ishte, të krijohej një nga bazat më të veçanta në Evropë për nga projektimi dhe funksionimi.

    Këtë e tregojnë dhe vështirësitë e shumta që u hasën gjatë ndërtimit, duke zgjatur nga 1969 deri diku nga mesi i viteve 1970.

    Veçantia e kësaj baze, është ndërtimi afër malit pranë fshatit Zadrimë, me qëllim që avionët të futeshin në strehim direkt pas uljes.

    Strehimi përbëhet prej një tuneli rreth 600 metra të gjatë në formë ‘U’-je që mund të strehojë rreth 50 avionë së bashku me personelin.

    Hapja e bazës shënohet në 15 Mars 1974, ndërsa një vit më parë, për festën e Forcave të Armatosura, në 10 Korrik 1973 u ul avioni i parë. Kjo bazë u bë ‘shtëpia’ e Regjimentit të ri 5646 të Gjuajtësve, duke përmbledhur fillimisht një Skuadrilje me gjuajtësin “F-6/MiG-19S”.

    Më pas, në Maj 1976, në bazë erdhën gjashtë trainues të avancuar “FT-5 “( një version kinez dyvendesh i ardhur nga MiG-17) dhe pak kohë më vonë një Skuadrilje “F-7A/MiG-21F-13”. Kompletimi përfundimtar u bë në 16 Tetor 1976, kur një Skuadrilje e terë “F-6/MiG-19S” mbërriti në Gjadër e ardhur nga Kuçova.

    Pas kësaj, baza cilësohej njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Vitet e fundit të funksionimit njësia u riemërtua Regjimenti 4010 i Gjuajtësve.

    Baza u bë për herë të parë publike, kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës. Nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses.

    Duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000. Tani përdoret si strehim për një numër avionësh të ngelur.

    Të dhënat specifike të bazës janë këto:

    Kodi i identifikimit ndërkombëtar nga ICAO: LAGJ

    Gjerësia Gjeografike: 41,98 gradë

    Gjatësia Gjeografike: 19,59 gradë

    Lartësia nga niveli i detit: 7 metra

    Variacioni Magnetik: 003 gradë

    Pista kryesore me azimuthet 16/34 prej 2600 x 60 metra

    Pista ndihmëse me azimuthet 17/35 prej 2204 x 24 metra./Mapo.al/

    15107246_10211242980452646_1849519426372661511_n-1

    418271_312158152173535_100001380573251_778087_258211177_n

    421054_3473731124341_1303067786_33528633_856247515_n

    albania_9

    scannedimage2d

    12195918_10205533860173863_2905596708261913398_n-1

    dsc_0283

    5-122_1479713473-5402973

    01


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark