BBC e përshkruan Shqipërinë si kryeqytet evropian të marihuanës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BBC e përshkruan Shqipërinë si kryeqytet evropian të marihuanës

    Insajderi
    01 December 2016 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi britanik BBC i ka kushtuar një reportazh problematikës së kanabisit në Shqipëri duke e cilësuar vendin tonë si prodhuesin më të madh të kanabisit në Evropë ku lënda narkotike rritet në natyrë.  Në këtë artikull sillen rrëfime nga prodhuesit e kanabisit si dhe dëshmi të impikimit të punonjësve të policisë në industri, duke përfituar në shkëmbim 20 për qind të fitimeve të kultivuese.

    Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në natyrë në Evropë. Plantacionet e mëdha janë cilësuar si “ari i gjelbër” për fermerët e angazhuar. Në një vend të varfër kjo është një industri miliarda eurosh

    Përgjatë një rruge të baltosur, në një fshat të vogël në veri të Tiranës, ndodhet një shtëpi e braktisur me tulla. Aroma marramendëse që vjen nga një prej dhomave zbulon funksionin e saj aktual: prodhimin e kanabisit. Brenda, më shumë se gjysma e dyshemesë është e mbuluar me gonxhet e thata të drogës.

    “Këtu ka rreth 20 kg”, thotë një person që është pronari i lëndës narkotike. Ai është i ri, ndoshta rreth të 20-tave, i veshur me xhinse, një kanotiere të ngushtë dhe atlete. Është një nga mijëra personat që bëjnë para nga bumi i kanabisit.

    Në Shqipëri, një kilogram i kësaj droge ilegale shitet nga 100 deri në 200 euro. Në Itali ajo do të kapë shifrën 1.500 euro. Pjesa dërmuese e kanabisit trafikohet jashtë, në veri përmes Malit të Zi, në jug përmes Greqisë, dhe në perëndim përmes Adriatikut në Itali.

    Nuk ka një treg të rëndësishëm në vend. Një burim vlerëson se industria e paligjshme mund të kap vlerën 5 miliardë euro, rreth gjysma e GDP-së së Shqipërisë.

    20 kilogramët e bimës së gjelbër që po thahet ngadalë nën rrezet e diellit që depërtojnë përmes një dritareje të hapur, nuk përfaqësojnë të gjithë prodhimin e këtij personi. “Kam prodhuar 350 kg”, thotë ai.

    mari-shqiperi-2

    “Këtë vit, thuajse çdo familje në fshat ka kultivuar kanabis, tonelata dhe tonelata janë prodhuar vetëm në komunitetin tonë”. Ky burrë ka punësuar 15 vetë për procesin e korrjes dhe përpunimin, si dhe roje të armatosur për të mbrojtur prodhimin e tij.

    Ai thotë se është i ngarkuar në këtë zonë dhe me gjasë i përket një rrjeti më të gjerë. “Pra nëse çdokush po kultivon, diçka që e dinë të gjithë, përse nuk ka pasur bastisje nga ana e policisë?”, pyet gazetarja.

    “I paguaj 20 për qind policisë. Të gjithë i paguajmë. Nëse nuk paguan, ata të marrin në burg”, thotë ai. Më pas vihet në mbrojtje. “Ky është mallkimi ynë, këtu nuk ka punë. Nuk ka para me asgjë tjetër që mund të mbillet. E di që nuk është gjë e mirë kjo që po bëj, por s’kam rrugë tjetër”.

    Për dekada shqiptarët jetuan nën një regjim ndëshkues dhe të mbyllur. Pas rënies së komunizmit, erdhi një kohë trazirash civile ku u shënua një rritje e shpejtë e krimit të organizuar.

    25 vjet më vonë, papunësia është ende e lartë dhe korrupsioni i përhapur, kushte që përgatisin një terren ku kanabisi mund të lulëzojë, përcjell mediumi shqiptar Shekulli.

    mari-huana-222

    Qeveria ka shënuar disa suksese në luftën kundër industrisë së paligjshme. Ajo thotë se më shumë se 2 milionë bimë janë shkatërruar gjatë këtij viti dhe tani që sezoni i kultivimit ka përfunduar, policia është e përqendruar në konfiskimin e drogës që përgatitet për t’u trafikuar jashtë Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark