BBC: Ndryshimi brenda disa orëve i politikës së jashtme të Trump – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BBC: Ndryshimi brenda disa orëve i politikës së jashtme të Trump

    Insajderi
    07 April 2017 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmet ajrore të filluara të enjten mbrëma nga Presidenti amerikan Donald Trump në drejtim të caqeve të kontrolluara nga presidenti Al-Assad në Siri, ka ngjallur reagimin e njohësve të rrethanave në mbarë botën.

    Sulmet ajrore vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, me mediumet më prestigjioze që raportojnë thuajse çdo minutë rreth këtij veprimi të papritur nga ana e administratës amerikane.

    Gazetari i BBC-së për Amerikën Veriore, Anthony Zurcher, ka shpjeguar ndryshimin e politikës së jashtme amerikane nën drejtimin e Trump, që sipas tij ka ndodhur brenda disa orëve.

    “Njeriu që u mendua si një neo-izolonacist, tani vetëm pak muaj si president, është duke projektuar forcë ushtarakë jashtë vendit, për të zbatuar rregullat ndërkombëtare dhe për të dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai në BBC.

    Por, sipas tij, një zhvendosje kaq e papritur e Trump mund të ketë pasoja në politikën ndërkombëtare.

    “Nëse politika e jashtme e presidentit mund të zhvendoset në mënyrë kaq dramatike në vetëm pak ditë, nëse jo pak orë, atëherë a do ta interpretojnë aleatët dhe kundërshtarët këtë si një shenjë të fleksibilitetit apo të inkoherencës?”, pyet gazetari i BBC.

    “Mbrëmja e së enjtes është sfida e parë e rëndësishme e Trumpit në politikën e jashtme, dhe duket se ka rezultuar me ndryshim drastik të tij, të retorikës së tij dhe të veprimeve.”

    “Raketat e përdorua konsiderohen si me rrezikshmëri të ulët e veprimit ushtarak, por po ashtu ka edhe efektshmëri të kufizuar. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi këtë veprim si një paralajmërim për Bashar al-Assadin. Tani, nëse presidenti sirian vazhdon të përdor armë kimike që mund të rezultojnë në vrasje të civilëve, a do të rrisë SHBA-ja intervenimin ushtarak apo do të tërhiqet, duke rrezikuar të duket e dobët?”, shkruar tutje Zurcher.

    “Kandidati që në mënyrë të vazhdueshme ka thënë se do të vë Amerikën në rend të parë, përfodi duke bërë disa deklarata të shkurtra duke kërkuar bekimin e Zotit, jo vetëm për vendin e tij, por për “të gjithë botën”, ka thënë gazetari i BBC-së.

    Në vitin 2013, Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte kërkuar nga ish-presidenti Barack Obama që të mos i përgjigjej presionit për të ndërhyrë në Siri edhe përkundër sulmeve të dyshuara kimike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark