Këshilli Evropian thotë se “dënon ashpër” sulmet ushtarake “pa dallim” të Iranit kundër vendeve të rajonit dhe shpreh “solidaritetin e tij me vendet e prekura”.
Në një deklaratë të lëshuar në emër të liderëve të BE-së, Këshilli kujton nevojën për të mbrojtur hapësirën ajrore rajonale dhe për të garantuar sigurinë detare, si dhe zotohet të kontribuojë në de-eskalimin e situatës, raporton BBC, përcjell Insajderi.
Gjithashtu, Këshilli mirëpret përpjekjet e shtuara të njoftuara nga shtetet anëtare për të “garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, sapo të plotësohen kushtet”.
“BE-ja është e gatshme të mobilizojë plotësisht mjetet e saj diplomatike, ligjore, operacionale dhe financiare për të parandaluar lëvizjet e pakontrolluara migratore drejt BE-së dhe për të ruajtur sigurinë në Evropë”, thuhet në deklaratë.