Insajderi
Insajderi

“BE është tigër prej letre” – Bajqinovci pajtohet plotësisht me Gërvallën

Insajderi
10 July 2023 - 13:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“BE është tigër prej letre” – Bajqinovci pajtohet plotësisht me Gërvallën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është pajtuar plotësisht me deklaratën e ministres së jashtme, Donika Gërvalla, se BE është “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë.

Ai thotë se reagimet për këtë deklaratë i kanë bërë më shumë opinionistët, ndërsa që opozita është normale që flet.

“Pse çka të bëjë në aspektin e sigurisë? Të kujt? Opinionistëve a? Opozita po, opozita e ka normal që me fol, po ma të madhe e kanë bë opinionistët”, thekson deputeti i VV-së.

Sipas tij, bombardimet e kanë dëshmuar se Amerika dhe Britania janë kryesoret në aspektin e sigurisë.

“Pajtohem plotësisht sepse BE nuk është e aftë ta bëjë sigurinë e vetë. Ne kemi pasur edhe bombardimet që kanë treguar që Amerika dhe Britania e Madhe janë kryesore”, shprehet ai

Sipas Bajqinovcit, sigurinë e kanë amerikanët dhe duhet qenë korrekt në këtë, derisa Kosova është pjesë e BE-së.

“Ne jemi pjesë e BE-së, por duhet me qenë korrekt, me tregu kush e ka sigurinë. Sigurinë në dorë e kanë amerikanët. Nëse nuk është ashtu më tregoni ju”, deklaron deputeti Mefail Bajqinovci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark