×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    BE-ja ka vërejte për dy kushte të Kurtit ndaj Asociacionit, tregon Bislimi

    Insajderi
    08 February 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian ka shprehur kundërshtitë e saj në formë vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njoftoi zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, shkruan Insjaderi.

    Por se cilat janë këto dy kundërshti, Bislimi nuk tregoi më tej. Për këtë gjë, tha ai, duhert pyetur ndërmjetësi evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

    “Gjashtë kushtet që ka propozuar Kurti në fakt janë parakushte, që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve”, tha ai.

    “Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse ka vërejtje mund ta pyesni z. Lajçak kur është në Prishtinë”

    Bislimi shprehet se në takimin Kurti-Lajçak, kryeministri kosovar nuk është pajtuar për zbatimin e marrëveshjeve paraprake, por vetëm rreth rreth platformës dialoguese të planit franko-gjerman.

    “Ajo që Kurti ka nxjerrë pas takimit është se ai është dakord me platformën e planit franko-gjerman. Për platformën e cila përmban principet dhe veprimet bazë, ndërkaq gjithçka që ka të bëjë me platformën implementimin e saj duhet të diskutohet në ankesin implementues mes palëve në Bruksel”.

    “Do të thotë plani franko-gjerman i tregon vetëm kornizat bazë që nënkupton njohjen de fakto mes dy shteteve, ndërkaq se si do të jetë sekuencimi i hapave, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel. Prandaj, nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko gjerman”, ka thënë ai.

    Besnik Bislimi duke folur për marrëveshjen për energjinë, ka fajësuar edhe vetë BE-në në lidhje me moszbatimin e disa prej marrëveshjeve në kuadër të Dialogut të Brukselit.

    “Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e marrëveshjes deri tani e ka vetë Brukseli apo ndërmjetësit në Bruksel, të cilët jo vetëm e kanë toleruar takimin në Stamboll, por edhe kanë dërguar sinjale të gabueshme tek ‘Elektroseveri’ përmes interpretimeve të neneve të gabueshme të marrëveshjeve që s’kanë të bëjnë asgjë me udhërrëfyesin”, ka deklaruar ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark