×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat

    Insajderi
    23 April 2024 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë thënë në Bashkimin Evropian. Përmes një përgjigjeje me shkrim nga blloku evropian nuk kanë treguar nëse do të heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës duke vënë në përgjegjësi për këtë përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

    Pas përfundimit të këtij procesi, pavarësisht rezultatit, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se ka ardhur koha që masat ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Por, një përgjigje për këtë nuk e patën në Bashkimin Evropian.

    Zëdhënësi i bllokut evropian, Peter Stano, ka thënë Kohës se diskutimet zhvillohen në bazë të një raporti që Borrelli duhet të bëjë në lidhje me përmbushjen e kërkesave të BE-së Kosovës.

    “BE-ja shpreh keqardhjen që serbët në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve”

    “Për masat, në përputhje me konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të përfaqësuesit të lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, tha Stano.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark