Insajderi
Lajme

BE-ja s’dërgon vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, Presidenca jep sqarime

Insajderi
02 June 2026 - 17:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE-ja s’dërgon vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, Presidenca jep sqarime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Evropian nuk do të dërgojë asnjë vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që do të mbahen më 7 qershor.

Për mungesën e vëzhguesve ndërkombëtarë në procesin zgjedhor të së dielës, sqarime ka dhënë Zyra e Presidencës së Kosovës.

Në një reagim për media, nga kjo zyrë që tashmë udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, thuhet se ftesa e saj drejtuar BB-së për vëzhgimin e zgjedhjeve nuk është injoruar.

“Zyra e Presidentes ka pranuar përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian, në të cilën theksohet se, për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, nuk është i mundur dërgimi i një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve apo i një Misioni të Ekspertëve Zgjedhorë”.

“Prandaj, paraqitja e kësaj çështjeje si “injorim” i kërkesës së u.d. Presidentes është e pasaktë dhe nuk pasqyron përmbajtjen e komunikimit zyrtar ndërmjet institucioneve. Zyra e Presidentes mirëpret praninë e Zyrës së BE-së në Kosovë, të shteteve anëtare, të partnerëve ndërkombëtarë dhe të të gjitha organizatave të akredituara për vëzhgimin e zgjedhjeve. Republika e Kosovës ka interes të plotë që procesi i 7 qershorit të zhvillohet me rregull, transparencë dhe në përputhje me standardet demokratike.”, thuhet në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark