Insajderi
Botë

BE-ja së shpejti do të shqyrtojë sanksione të reja kundër Iranit

Insajderi
14 January 2026 - 08:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE-ja së shpejti do të shqyrtojë sanksione të reja kundër Iranit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Evropian (BE) së shpejti do të shqyrtojë sanksione të reja kundër Iranit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e njoftoi këtë në rrjetet sociale.

Ajo dënoi përdorimin e tepërt të forcës kundër protestuesve dhe kufizimet e vazhdueshme të lirive të tyre.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaya Kallas, së shpejti do të propozohen sanksione shtesë kundër atyre që janë përgjegjës për represionin. Ne qëndrojmë me popullin iranian ndërsa ata luftojnë me guxim për lirinë e tyre”, vuri në dukje ajo.

Von der Leyen kujtoi se BE-ja tashmë e ka përfshirë të gjithë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike në listën e saj të sanksioneve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark