BE publikon agjendën, ka takim Kurti-Vuçiq, fokusi në çështjet aktuale dhe normalizim raportesh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE publikon agjendën, ka takim Kurti-Vuçiq, fokusi në çështjet aktuale dhe normalizim raportesh

    Insajderi
    12 September 2023 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian ka publikuar agjendën e takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet më 14 shtator në Bruksel.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    BE ka njoftuar se Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, të cilët do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.

    “Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së, transmeton Gazeta Express.

    Pasi të përfundojnë takimet, Borrell ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.

    Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, takime të nivelit të lartë s’janë mbajtur përveç atyre të nivelit teknik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark