BE reagon pas deklaratave të Trump: Ukraina është demokraci, ndërsa Rusia jo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE reagon pas deklaratave të Trump: Ukraina është demokraci, ndërsa Rusia jo

    Insajderi
    20 February 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë, ku e cilësoi Volodymyr Zelenskyn si një “diktator”.

    “Volodymyr Zelensky është presidenti i zgjedhur legjitim i Ukrainës përmes zgjedhjeve të drejta dhe transparente”, tha zëdhënësi i BE-së Stefan de Keersmaecker, duke shtuar se “Ukraina është një demokraci, Rusia jo”.

    Zëdhënësi i Komisionit, për më tepër, vuri në dukje edhe një herë se nuk do të ketë zgjidhje të qëndrueshme për një zgjidhje paqësore pa përfshirjen e Ukrainës dhe pa BE-në.

    “Siguria e Ukrainës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e BE-së”, tha ai.

    Zëdhënësi përmendi gjithashtu edhe kontributin e BE në marrëdhëniet me Kievin

    Ai përmendi edhe kontributin e BE-së Marrëdhëniet me Kievin që në fillim kanë qenë të shkëlqyera, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë ushtarak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark