BE-Turqi, samit për krizën me refugjatë në mars - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE-Turqi, samit për krizën me refugjatë në mars

    Insajderi
    19 February 2016 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e një samiti me Turqinë lidhur me krizën e refugjatëve gjatë ditëve të para të marsit, kanë njoftuar zyrtarët, raporton BBC

    “Prioriteti ynë është një aksion i përbashkët BE-Turqi”, ka thënë Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk

    Bashkimi Evropian i ka premtuar Turqisë 3 miliardë euro të holla, mjete këto për t’u përdorur në mirëpritjen e refugjatëve në territorin e saj.

    Më shumë se një milionë njerëz kanë arritur në BE që nga 2015, duke shkaktuar kështu krizën më të madhe të Evropës nga refugjatët që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Insajderi

    Në Bruksel, Tusk ka thënë se një konsensus evropian se si të parandalohet rritja e krizës së refugjatëve është i nevojshëm.

    “Të gjithë ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi. Kjo është arsyeja pse ne kemi qëllim të organizojmë takim me Turqinë në fillim të muajit mars”, ka thënë ai.

    Në anën tjetër në Bruksel po mbahen takime të ndryshme në mënyrë që ta mbajnë Britaninë brenda kufijve të Eurozonës dhe Schengenit, edhe përkundër faktit që tashmë po raportohet se shumica e britanikëve kërkojnë daljen e Britanisë nga këto organizata./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark