Beatrix Ramosaj kohë pas kohe sjell imazhe, përmes së cilave tregon rreth jetës private.
Këngëtarja e kishte humbur babain në moshë të re, andaj ajo dhe vëllai i saj Albani, u rritën me nënën e tyre, Antigonën.
Sot bëhen 10 vjet që kur babai i artistes u nda nga jeta, teksa ajo e kujton përmes disa fotografive prekëse në Instagram.
Në shtëpinë e tyre, i ati i Beatrix kishte lënë një dërrasë, në të cilën familja mund të linin shënime dhe ato janë ende aty.
“Kur isha tetë vjeçare, babai im ishte duke ndërtuar shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku në këtë pjesë, babai na mundësoi të shkruajmë diçka…kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të vjetër do të mund të shihnim prapa dhe të qeshnim dhe t’i kujtonim momentet përgjithmonë”, shkroi ajo.
Në një tjetër postim, këngëtarja shkruan “Kjo është ajo që babai im shkroi. Eh more baba. Nuk u plakëm dot bashkë”.
Tani, familja e kanë rinovuar shtëpinë në Llapashticë, ndërsa Beatrix u shpreh tejet e lumtur që e gjeti dërrasën atje.
“Ishte ende aty baba, unë nuk isha duke ëndërruar. Ishte ende aty, ne mendojmë për ty çdo ditë engjëll. Faleminderit shumë për këtë, do ta mbaj përgjithmonë. 10 vite pa ty baba. Dhimbja e të humburit ty nuk largohet asnjëherë”, përfundoi ajo.