Insajderi
Show

Bebe Rexha marton vëllanë me tradita shqiptare/VIDEO

Insajderi
12 October 2026 - 12:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bebe Rexha marton vëllanë me tradita shqiptare/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka qenë pjesë e dasmës së vëllait të këngëtares me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ku ka kënduar për të pranishmit dhe ka krijuar atmosferë festive me muzikën e saj.

Nga ceremonia janë publikuar edhe pamje, ku shihet atmosfera e gëzueshme dhe momentet e veçanta të festës familjare.

Por, vëmendje të veçantë ka marrë edhe vetë Bebe Rexha, e cila nuk ka qëndruar vetëm si e ftuar në dasmën e vëllait të saj.

Këngëtarja i është bashkuar festës edhe me këngë, duke sjellë një moment të veçantë për të pranishmit.

Dasma është shoqëruar me muzikë dhe tradita shqiptare, ndërsa pamjet e publikuara kanë tërhequr interesimin e publikut dhe të ndjekësve të artisteve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark