Bebe Rexha shënon një tjetër sukses të madh, kënga e saj “Meant to be” arrin një miliard dëgjime në Spotify - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Bebe Rexha shënon një tjetër sukses të madh, kënga e saj “Meant to be” arrin një miliard dëgjime në Spotify

    Insajderi
    13 April 2021 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj.

    Një nga këngët më të suksesshme të repertoarit të saj, “Meant to be”, ka arritur tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

    Lajmin e gëzueshëm, Rexha e ndau me 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit të kësaj kënge, të cilat u kryen në Albuquerque të New Mexico.

    “Një miliard dëgjime në Spotify”, shkroi 30-vjeçarja në InstaStory.

    “Meant to Be” është një këngë e zhanrit më popullor në Amerikë, ‘cuntry’, e cila erdhi në bashkëpunim me grupin e famshëm amerikan kultivues të këtij zhanri, Florida Georgia Line.

    Kjo këngë ishte nominuar për çmimin “Performanca më e mirë dup/grup” në “Grammy Awards 2019”.

    Ajo është shpallur nga ‘Billboard’ si “Kënga më e dëgjuar e dekadës në zhanrin country”, për shkak se kaloi mbi 50 javë duke qëndruar në krye të klasifikimit.

    Bebe Rexha njashtu është artistja parë femër që debutoi ndonjëherë në krye të tabelës së Billboard, dhe shqiptarja e parë ndonjëherë në histori që kryesoi listën e këngëve më të mira në zhanrin country me “Meant to be”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark