Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.
Ajo përpos të rejave nga karriera profesione, shpesh ndan imazhe edhe nga përditshmëria.
Kështu në një video të publikuar në Instagram, bukuroshja bionde ka sjell pamje nga trupi i saj, teksa ishte e veshur me bikini.
Jo vetëm që mori vëmendje me paraqitjen, por Bebe theksoi edhe se ka shtuar peshë kohëve të fundit.
“Kam shtuar peshë sërish. Është shumë irrituese”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Theksojmë se fansat e artistes janë mësuar me të tilla imazhe, ndërsa Rexha përherë po shfaq veten natyrale.